Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Përsëri në telashe / Arrestohet Fero, ja arsyeja pse

Reperi Fero është arrestuar pas publikimit të pamjeve ku dhunon në mes të rrugës barbarisht një person.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë (24 korrik) në Gjilan. Në videon e bërë virale reperi shihet duke goditur me grushte e shqelma një person në makinë, ndërsa disa persona ndërhyjnë për ta ndaluar.

Sipas policisë, është identifikuar si autori i sulmit Fero ashtu edhe personi i dhunuar.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka  autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë  identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

fero1

“Kush është këtu gangster”

Kjo nuk është hera e parë që Fero përfshihet në ngjarje të tilla. Në media janë publikuar disa video në periudha të ndryshme ku ai dhunon njerëzit, qoftë kalimtarë në rrugë.

Më 10 maj u publikua një video e tij teksa filmonte veten duke goditur një person.

Në video, Fero duket shumë i nervozuar teksa udhëton me makinë dhe i drejtohet disa njerëzve në rrugë: “Vëllai, a po e digjni me muzikë? A po dëgjohet vetëm Fero? Ju dua”.

Më pas shpërthen në fjalë banale që duket se i drejtohet Unikatil: “Jo si ju pederastë që fshiheni për 10-20 vite, s’më ha k*ri për famë, as për pare dhe as për kurrgjë.”

Del më pas nga mjeti dhe godet një person në rrugë duke iu drejtuar: “Kush është këtu vetëm 1 gangster, ëëë kush është vetëm një gangster?”

Ndërsa personi tjetër që godet i thotë: “Ik ore.”

Fero pasi e qëllon futet sërish në makinë dhe vazhdon të filmojë veten: “Ju që mendoni se jeni gangstera, iu pres të gjithëve, o fluturon një qen, ju shkeli”, teksa i jep gaz makinës.

https://streamja.com/embed/A5MjL

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X