Saturday, November 2, 2024
spot_img

Mijëra ndjekës në Instagram / Vajza e Alketa Vejsiut merr vendimin e papritur

- Advertisement -..

Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, u shfaq para disa muajsh në rrjetin social “Instagram” me profilin e saj personal. Ajo bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.

Ajo ishte aktive në Instagram dhe në fotot që kishte publikuar duket një zonjushë shumë simpatike, që duhet thënë i ngjan shumë të ëmës për nga sharmi dhe tiparet.

Fillmisht ndjekësit e vajzës së Alketës ishin të paktë dhe kryesisht rrethi i ngushtë i miqve dhe të afërmve të saj, por duke hedhur një vështrim pak kohë pasi u bë publik u vu re se numri i personave që ndiqnin Nikol ishte rritur ndjeshëm. Ajo numëronte mbi 20 mijë ndjekës në profilin e saj në rrjetin social, vetëm pak muaj pasi e bëri publik. Por me sa duket Nicol dëshiron që t’i kthehet përsëri jetës private. Ajo ka vendosur ta mbyllë llogarinë e saj publike, duke hapur një profil të ri privat me shumë pak ndjekës.

Moderatorja Alketa Vejsiu është ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Por ajo ka preferuar ta mbajë familjen sa më larg vëmendjes së publikut. Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë dhënë për “Panorama Plus”, prezantuesja shprehej rreth arsyeve që kishte zgjedhur ta mbante hermetike jetën private. “Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”, tha ajo.

Aktualisht Nikol po studion në Angli, çfarë ka bërë që moderatorja ti kalojë ditët mes Londrës dhe Tiranës ku dhe vijon me angazhimet e saj në televizion.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X