Saturday, November 2, 2024
spot_img

“Të ka tradhtuar Beatrixa?”/ Videoja e dy ish-konkurrentëve të Për’puthen ‘tërbon’ fansat

- Advertisement -..

Një shaka e bërë në rrjetet sociale nga ish-konkurrentët e Për’puthen Bruno Shemsho dhe Xhafer Thaçi, për Beatrix Ramosajn, ka nisur një sherr virtual mes tyre dhe fansave të këngëtares.

Kohë më parë Xhaferri shprehu publikisht pëlqimin për këngëtaren gjatë një interviste, duke e cilësuar atë si “shumë të bukur.” Gjatë ditës së sotme Bruno ndau një video në Instastory-n e tij, ku i drejtohet Xhaferrit: “Je mërzitur se të ka tradhtuar Beatrixa?”

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Beatrix, të cilët e cilësojnë shakanë e Brunos si mungesë respekti ndaj këngëtares.

Në një ‘ask me a question’ që Bruno hapi në Instagram, fansat e Beatrix kanë shprehur kritikat e tyre ndaj tij.

“Kërko falje për Storyn e Trixës! Dhe pastroje fjalorin”– i shkruan dikush Brunos, i cili nuk ka ngurruar të përgjigjet. Ai i cilëson ata si “të fëlliqur” ndërsa sqaron se videoja me Xhaferin ishte një shaka.

“Nuk dua t’ju shaj publikisht këtu të gjithë ju fanpage që shani këdo dhe mbroni idhujt tuaj, por nuk ka më të fëlliqur se ju! Unë ndryshe nga çfarë ju mësojnë ju njerëzit që më ndjekin e hapin fanpage, i them tekstualisht mos shani, e kur më shajnë i them mos nxirrni statuse me ironi, e kur të tjerë e kanë bërë ndaj meje. Unë s’kam ofenduar asnjë njeri, kam bërë një shaka me shokun tim dhe kemi qeshur. Kush do më tepër me u kap, bujrum në Gjykatë ose te zonja Eni. Hjat shëndet, u mbyll këtu kjo temë”– shkruan Bruno.

Një tjetër i shkruan ish-konkurrentit të Për’puthen se duhet të sqarojë shakanë pasi sipas tij Beatrix nuk e meriton një tjetër skandal.

“Nëse ke respekt për femrat trego që ajo me Xhaferin ishte shaka ndaj Triksës, ajo se meriton një tjetër skandal në portale, asgjë personale me ty, thjesht e dini se shakarat në Shqipëri kuptohen dhe shtrembërohen si ja do qejfi të tjerëve”– thuhet në mesazhin e ndjekësit.

Nga ana tjetër sipas Brunos, janë pikërisht ‘fanpaget’ e këngëtares ata që dramatizojnë gjithçka dhe nuk e ndihmojnë.

“E kam thënë që është shaka s’ka asnjë skandal aty po jeni ju njerëz fodulla e intrigant që doni të dramatizoni çdo gjë. Ajo me siguri as i shef këto, as i interesojnë pasi nuk njifen me sa di unë. Ndaj çdo gjë është për ngacmim ndaj Xhafos dhe shaka. Ama ju jeni fanpage s’jeni dashamirës, ju kushedi më shumë e mërzisni njeriun me këto budalliqe jo ta ndihmoni”– shkruan Bruno.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X