Friday, November 15, 2024
spot_img

Ilda Bejleri në muajt e fundit të shtatzënisë / Ja si duket moderatorja

- Advertisement -..

Ilda Bejleri e ka mbajtur gjithmonë hermetike jetën personale, por sidomos periudhën e shtatzënisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm. Ajo ka ndërprerë daljet televizive teksa në rrjetet sociale tregohet shumë e rezervuar.

‘Panorama Plus’ raportoi për herë të parë në mënyrë ekskluzive në muajin prill se moderatorja seksi ishte shtatzënë për herë të parë. Dhe disa muaj më javë zbuluam se ajo do bëhet nënë e një vajze. I vetmi postim i saj në Instagram ka qenë kjo foto ku shfaqet në fillimet e shtatzënisë dhe ndonëse është përpjekur ta mbulojë barkun komentet dhe urimet ishin të shumta dhe asaj nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta pranonte.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka publikuar një foto me disa mikesha pa u përpjekur të fshihet. Prezantuesja ndodhet në muajit e fundit të pritjes së ëmbël që siç mund ta shihni i ka dhënë shumë nur. 

Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X