
Ishin armiq të “përbetuar” dhe pak kush do ta besonte më herët se Noizy dhe Stresi një ditë do të arrinin paqe.
Por ja që ka ndodhur dhe prej disa kohësh dyshja kanë lënë pas të kaluarën duke rregulluar raportet.
Fansat e tyre janë interesuar nëse Stresi do të marrë pjesë në koncertin e Noizyt dhe dyshja megjithëse nuk zbuluan saktësisht, na dhanë shenja se edhe mund të ndodh.
I ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” Noizy ka dhënë disa detaje lidhur me koncertin e tij.
Pjesë nga biseda:
Moderatorja: Stresin pse nuk e ke ftuar? Se ju edhe jeni pajtuar
Noizy: Kush tha
Moderatorja: E ke ftuar?
Noizy: Nuk e di të shohim, mund të jetë një surprizë
Mirëpo, pas intervistës së Noizy-t, ka ardhur edhe përgjigja nga ana e Stresit.
Ai ka publikuar në story lajmin dhe ka bërë një reagim. “Sa do doja të isha”, shkruan reperi.

Si është e vërteta? Mbetet për t’u parë pasi Noizy ende nuk i ka publikuar të gjithë emrat e artistëve që do të jenë pjesë e koncertit të tij.
Kujtojmë që tashmë dy reperët e njohur dhe mjaft të suksesshëm, Stresi dhe Noizy gëzojnë marrëdhënie të mirë dhe respekt për njëri tjetrin. Madje, shpeshherë ata shpërndajnë këngët e njëri tjetrit në rrjete sociale në formë mbështetjeje.




