Fileto pule me llak flokësh? Kjo është sfida më e re e ushqimit nga Elvana Gjata.
Këngëtarja prej kohësh është shumë aktive me karrierën, po ashtu edhe në rrjetet sociale. Kemi parë momente gazmore të pafundme të postuara nga Elvana, po si ky i fundit ju sigurojmë që jo. Së fundmi, në videon e postuar në TikTok, Gjata duket duke u rregulluar teksa po han edhe sallatë.
Në një momet teksa parukjeria e saj po i modelonte flokët me llakë, Elvana ka habitur duke i kërkuar t’i hedhë pak edhe në copën e filetos që mbante në pirun. Nëse mendoni se këngëtarja nuk e gëlltiti, jeni gabim dhe jo vetëm kaq nga reagimi u duk se e shijoi.
“Sa i mirë ky llaku. Ma qit pak këtu të lutem. Faleminderit,”-dëgjohet të thotë Elvana në video.