Einxhel Shkira mori një vrull të vëmendjes gjatë aventurës në Big Brother Albania Vip. Këtë vëmendje vazhdon akoma ta gëzojë dhe së fundi është përfolur për një shtatëzani të mundshme.
Prej ditësh qarkullojnë lajme dhe dyshime që Einxhel është në pritje të ëmbël,madje dhe një burim nga Prive.al deklaroi që lajmi është i vërtet dhe Einxhel është shtatzanë.
Mirëpo Einxhel Shkira nuk ka hezituar dhe ka reaguar ashpër pas zërave që qarkulluan se është në pritje të fëmijës së saj të parë më Dj Dagz.
Por moderatorja ka vendosur të reagojë duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet të gjithëve përmes disa postimeve në Instastory. Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç Dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë. Fragmentet e shkurtra ajo i ka shoqëruar edhe me shkrime që lidhen me lajmet dhe komentet që qarkulluan.
Në një story të fundit Einxhel, e cila duket se është duke u argëtuar me situatën e krijuar shkruan: “Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim.”
Ironia vijon edhe në rrjetin social TikTok, ku Einxhel ka ndarë një video ku improvizon Marigonë me zërin e kësaj të fundit në sfond.