Thursday, November 21, 2024
spot_img

Laçi pse jo?…Ja disa vende te bukura per te shijuar udhetimet tuaja.

- Advertisement -..

Laçi është një qytet në Shqiperi, bën pjesë në dhe është qendra e rrethit të Kurbinit.Dikur quhej Sebaste, pasi shtrihej në kodrën përballë kishës së Shna Ndout, ku sot ndodhen rrënojat e kalasë së Sebastës. Laç figuron si mbiemër i Mikel Laçit dhe dy djemve të tij, Filipit dhe Gjergjit që u larguan në Urbino të Italisë, paraardhësit e Papa Klementit XI.

Kisha e Laçit

Kisha e Laçit është një nga objektet më të famshme dhe tradicionale e cila frekuentohet nga të gjithë shqiptarët.Është folur e shkruar shumë për këtë kryevend peligrinazhi religjioz, të cilin e vizitojnë me devocion jo vetëm shqiptarët e këtushëm, por nga mbarë trojet shqiptare, disapora, dhe shtetas të huaj. Dyndjet masive për në Kishën e Laçit janë të pakrahasueshme me asnjë peligrinazh tjetër ndër ne, duke e kthyer Laçin në Mekën e shqiptarëve.
Në kodrën shkëmbore sipër qytetit është ngritur vit pas viti një kompleks arkitekturor kishtar i rrallë, me rrugë të përpjeta këmbësore gjithë shkallë, shtatore të shenjtit etj. Po ashtu një nga visaret e këtij tempulli mahnitës është “Shpella e Shën Vlashit martir” me legjendën dhe historinë e vet shenjtëruese, që vizitohet pareshtur nga pelegrinët. Përndryshe, Sebasteja është vendi i dy shenjtorëve, ku qirinjtë e lutjeve, përshpirtjeve dhe meditimeve nuk shuhen asnjëherë.

LUGINA E PATOKUT

Ne dalje te qytetit keni m,undesine te vizitoni lagunen e famshme te patokut me pejsazhe perrallore.Mbi 358 specie bimësh të larta e deri në 179 lloje shpendësh popullojnë të gjithë zonën, duke e kthyer në një parajsë të vërtetë për të apasionuarit mbas biodiversitetit. Flora dhe fauna e Lagunës së Patokut tërheqin përvit me mijëra vizitorë, të cilët përmes shëtitjeve me varkë në Lagunën e qetë, kanë mundësinë të kundrojnë nga afër një pasuri të vërtetë natyrore.

Laguna është lehtësisht e arritshme me makinë e në të mund të kalosh një fundjavë ideale mes qetësisë e kartolinave natyrore. Peizazhin e zbukurojnë akoma më tepër kasollet e vogla prej druri të ndërtuara mbi lagunë, të cilat së largu të krijojnë ndjesinë sikur po vrojton bungalou-t e famshme të ishujve të Paqësorit. Në këto kasolle prej druri ju do mund të shijoni gatimin tradicional e të shijshëm.

Buka e misrit e përgatitur aty për aty, apo peshqit e freskët që kapen në lagunë, janë vetëm disa nga gatimet që do ju bëjnë të lëpini gishtat. Sikur të mos mjaftonte menuja e zgjedhur, ngjyrat e qiellit që reflektohen në lagunë e bëjnë këtë të fundit një pasqyrë të rrallë natyrore që do ju dhurojë emocione të shumta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X