Pas Stresit, ka reaguar edhe Don Xhoni lidhur me situatën e tensionuar, që është krijuar në Veri të Kosovës mbëmjen e 31 korrikut.
Reperi nga Drenica, emri i vëretetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ka postuar një foto të ushtrisë së Kosovës krahas së cilës shkruan: Zot shtëpie këtu ka pasur që nga ekzistenca!
Kujtojmë se edhe Stresi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar mes forcave serbe dhe atyre të Kosovës, në veri.
Me anë të një statusi në InstaStory, Stresi u shpreh se kërcënimi serb po bëhet për popullin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesim Kosovën pasi jemi një gjak.
Madje reperi u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.