Thursday, January 22, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas lajmit të ‘tradhëtisë’ /Çfarë po ndodh mes Neymar dhe të dashurës së tij?

Nuk është sekret që marrëdhënia e Neymar me influencuesen braziliane Bruna Biancardi po kalon një krizë. Kjo pasi asi i PSG-së thuhet se e ka tradhtuar atë.

Pak ditë pas thashethemeve, ai u shfaq pa unazën matchy-matchy që ka me të dashurën e tij gjatë një darke me miqtë në São Paulo dhe kjo bëri që fansat e çiftit të spekulojnë për një fund të mundshëm të lidhjes.

Nga ana tjetër, Bruna është shfaqur herë me unazë dhe herë pa unazë. Për herë të fundit ajo u pa në palestër me mikeshat e saj në São Paulo dhe ka treguar unazën që e mbante në gishtin e unazës në dorën e djathtë. Aksesori i çmuar është bërë dhuratë nga lojtari, i cili mban një të tillë si simbol i dashurisë së tyre. Mes thashethemeve për një krizë, blogerja nuk u pa më me unazën pak ditë më parë. Megjithatë ajo e ka vendosur sërish dhe zgjoi kureshtjen e publikut për marrëdhënien mes tyre.

Sipas një burimi nga ‘IstoÉ Gente’, lojtari dhe Bruna kanë një marrëveshje. Nuk është saktësisht një marrëdhënie e hapur, por një mënyrë për ta bërë Neymar ‘më të qetë’. Nuk është lajm për askënd që yllit të PSG-së i pëlqen të shijojë festat me miqtë e tij, krahas ndjekjes së disa modeleve në rrjetet sociale. Biancardi thuhet se ia ka pranuar pranuar këto kushte për të qenë në gjendje të dilte me fanellën 10 të ekipit brazilian.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X