Friday, December 27, 2024
spot_img

Bari i Grurit -Si ta Rrisni në Shtëpi dhe si ta përdorni

- Advertisement -..

Kërcejtë e hollë të Barit të Grurit janë të mbushur me vitamina dhe minerale që e mbajnë trupin dhe mendjen të shëndetshme dhe plot energji. Nëse dëshironi ta bëni Barin e Grurit pjesë e ushqyerjes tuaj, atëherë duhet ta rrisni patjetër në shtëpi. Farat e Barit të Grurit mund t’i blini në treg, farmaci bujqësore ose në dyqane të specializuara. Kërkoni për fara organike. Blini mjaftueshëm fara sa të krijoni një shtresë të mirëfilltë në enën ku do t’i mbillni. Për shembull nëse do të merrni një saksi të përmasave 40 x 40 cm atëherë ju nevojiten dy gota me fara. Shpëlajini ato në ujë të ftohtë e të pastër. Thajini mirë dhe vendosini në një enë. Mbajini në ujë. Ky proces ndihmon çeljen e filizave dhe rrënjëve të vogla. Ndiqni udhëzimet më poshtë:

• Hidhini farat në një enë me ujë të ftohtë e të pastër. Mbulojeni enën me një kapak ose mbulesë plastike dhe lëreni të qëndrojë për 10 orë ose gjatë gjithë natës.

• Kullojeni ujin dhe zëvendësojeni me ujë të pastër e të ftohtë. Nëse në enë keni hedhur 2 gota me fara, atëherë duhet të shtoni 6 gota me ujë. Lërini sërish farat në ujë për 10 orë të tjera.

• Përsëriteni këtë proces edhe një ditë tjetër.

• Në fund të këtij procesi, farat duhet të kenë nisur të lëshojnë rrënjë. Kjo do të thotë se ato janë gati për t’u mbjellë.

Kullojini dhe lërini mënjanë, deri sa të jeni gati për t’i mbjellë.

Mbjellja e farave Në fund të vazos vendosni letër kuzhine, që të parandaloni shpërndarjen e pakontrolluar të rrënjëve. Hidhni përsipër një shtresë të hollë plehu organik ose dheu.

Më pas shtoni farat duke formuar një shtresë të njëtrajtshme. Mos i mbuloni me dhe’ por sigurohuni që të jenë të rrethuara mirë me pleh dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme nga njëra tjetra, sepse atyre nuk u pëlqen mbipopullimi.

Ujitini mjaftueshëm, por jo me bollëk. Është e rëndësishme që farat të mos thahen në ditët e para pas mbjelljes. Përdorni një shishe spërkatëse dhe lagini në mbrëmje. Kur filizat të kenë çelur, vazhdoni t’i ujisni një herë në ditë. Mos e lini vazon në një vend të ndriçuar drejtpërdrejtë nga dielli. Kjo bimë preferon ndriçim por edhe hije.

Bari i Grurit është gati për tu mbledhur 9 deri në 10 ditë pasi është rritur plotësisht. Përdorni gërshërë dhe priteni pak sipër rrënjës. Barin e mbledhur mund ta ruani në frigorifer për një javë, megjithatë shija më e mirë është kur bari sapo është këputur. Atë mund ta përfshini në sallatë ose ta pini si lëng.

Sipas studiuesve, kjo barishte është një nga më të mirat për rikthimin e shëndetit të mirë. Disa prej këtyre vlerave përfshijnë trajtimin e sëmundjeve të zorrëve, tensionit të lartë të gjakut, të vjellave, konstipacionit dhe aciditetit.

Bari i grurit ndihmon me shëndetin e gojës, rënien në peshë dhe detoksifikimin e trupit. Vlera bazë e barit të grurit është se ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të sistemit tretës pra atij gastrointestinal, stimulon lëvizjet e zorrëve dhe redukton konstipacionin.

Përveç kësaj ky element siguron që sasia e oksigjenit që i dërgohet çdo qelize të jetë në nivele maksimale. Klorofili shkatërron edhe agjentët që shkaktojnë radikale të lira në organizëm, por edhe ndihmon kundër plakjes së parakohshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X