Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme (2 gusht) në Himarë, ku skafi goditi për vdekje një fëmijë të mitur në plazhin e Potamit.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar Klea Huta. Moderatorja është shprehur e rënduar psikologjikisht në rrjetin e saj Instagram ku i bën thirrje shtetit të marrë masa ndaj gangsterave.
Më tej moderatorja tregoi se ndodhet pranë familjarëve.
“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që e ka përplasur për vdekje një motorskaf.
Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë?
Rasti i dytë që lexoj dhe dëgjoj nga motorskafet dhe gangsterat e jugut që shesin pordhë e vrasin njerëz e familje.
Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, shkruan moderatorja në Instastory.
Kujtojmë që policia konfirmoi se rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi Arjan Tase, punonjës i Policisë së Shtetit, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, “dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje”.