Friday, November 1, 2024
spot_img

Personazhet e showbizit reagojnë të tronditur nga tragjedia në Himarë

- Advertisement -..

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme (2 gusht) në Himarë, ku një motorskaf ka goditur për vdekje një vajzë 7-vjeçare në plazhin e Potamit.

Lidhur më këtë ngjarje kanë ardhur reagime të shumta nga personazhet e njohur në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për ngjarjen që i mori jetën vogëlushes.

Klea Huta është shprehur e rënduar psikologjikisht në rrjetin e saj Instagram ku i bën thirrje shtetit të marrë masa ndaj gangsterave. Më tej moderatorja tregoi se ndodhet pranë familjarëve.

Dhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka reaguar në Instagram ku ka publikuar lajmin që tregon ngjarjen e trishtë dhe krahas saj shkruan: Shqipëria që nuk dua, duke i bashkangjitur dhe një emoji zemërthyer.

Ndërsa Einxhel Shkira reagoi e revoltuar rreth ngjarjes duke iu drejtuar qeverisë se nëse nuk kanë standarte sigurie për të pasur këto gjëra si e gjithë bota atëherë të ndalojnë së bëri tangërllik duke marrë jetë njerëzish.

“Kaq e rëndësishme është për ne të zaptojmë detin me keto lloj argëtimesh të panevojshme aty ku ka fëmijë, familjarë që duan dy ditë pushim të shkretët se mezi kanë mbledh lekët me ardh te ai deti që fluturoni me skafe ju??

Kaq e rëndësishme është per shtetin ton te lejoj lundrimin e tyre te qefit ne breg me njerzit dhe pasi u ben disa raste rradhazi??? Nese skeni mendere ti beni gjerat me standarte sigurie njesoj si bota atehre boll i griset breket e reja me tangerllige qe marrin jete njerzish!!!”

“Shkofshi pas dielli me gjithe detin tone te mire, me gjithe shezllonat luksoze, me githe krudot e shampanjat qe i tregojme botes, kur spo mbrojme dot femijet as ne breg te detit!!

Meritoni fjale me te renda por… kjo sdo e kthej pas engjellin qe moret sot nga familja vet dhe se sheron dot plagen qe ia keni hapur me te thelle se vete deti… Ska ngushellim qe mund ti jepet asaj familje sot!!”

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen ka folur dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu teksa është shprehur e shokuar nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Çfarë bëhet kështu në këtë vend, njëri vret bashkëshorten, një tjetër grua grabitet e dhunohet për disa ditë në mes të qytetit, ish-shefi policisë vret një fëmijë 5 vjeç të pafajshëm… Ku po shkojmë kështu mor njerëz”,- shkroi ajo.

Ish- misi, Hygerta Sako reagoi në rrjetet sociale e revoltuar nga situata sidomos për personin i cili kreu aksidentin.

“As nuk zbret nga skafi përbindshi të shohë se çfarë gjëme shkaktoi. Edhe kërcënon monstra. Të ikën fëmija përpara syve duke u larë në breg të detit nga këta jashtëqitjet dhe të bën të fortin plehra . Kuku për atë nënë. E nuk është çudi të dalë i larë pas disa kohësh e ne rrijmë e bëjmë sehir”- u shpreh Hygerta.

Gjithashtu dhe Amarda Toska u shpreh se ndihej e pikëlluar për fëmijën sikur ta njihte, teksa i shprehu dhe ngushëllimet prindërve.

“Dhimbje e madhe për rastin më fatal sot. Ndihem e pikëlluar sikur ta njihja… dhe më shumë! Kaos përsëri bregdeti ynë, sa gjynah jemi!!! Zoti u dhëntë forcë prindërve”.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi Arjan Tase, punonjës i Policisë së Shtetit, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, “dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X