Ronela Hajati është gati të njohë dikë, por angazhimet profesionale duket se nuk po ia lejojnë diçka të tillë.
Artistja ka publikuar një foto në Instagram ku ka treguar se sapo ka bërë një make-up profesional dhe ashtu e kuruar shprehu dëshirën për të shkuar në një ‘date’ (takim), por ka diçka që e pengon dhe është pikërisht, puna! Ajo shkruan se i duhet të shkojë në studio për të punuar në projektin e radhës.
“Kam nevojë për një takim sonte, por jo! Do të shkoj në studio si gjithmonë.”-shkruan Ronela.
Këngëtarja ka qenë gjithnjë hermetike rreth jetës së saj private. E vetmja lidhje e bërë publike nga ajo ka qenë, raporti me Young Zerkën.
Ronela dhe Young Zerka kanë qenë çift për 5 vite, por i dhanë fund lidhjes gati 2 vite më parë. Në vitin 2020 artistja konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes me Zerkën.