Një video ku dukej Enca Haxhia topless dhe duart e një burri që i shtrëngonin gjoksin, bëri bujë të madhe në rrjet.
Mirëpo duket se këngëtarja nuk është mjaftuar me ato pamje intime duke iu sërvirur ndjekësve disa “karamele” speciale.
Autorja e hitit “Bow Down” ka postuar në Instastoryn e saj disa foto provokuese ku secilën e personifikon me një lloj ëmbëlsire.
Në foton e parë duket Ruenca tejet joshëse me një bodi të zi ku shkruan: “Kam disa karamele të papara me sy për ju”.
“Karamele syri” e ka konsideruar një foto ku duket me një fustan të kaltër pas trupit.
Ndërsa paraqitjen e saj me një set të brendshmesh ngjyrë lejla, Enca jua sërvir fansave si karamele goje.
Duke i konsideruar “normale” imazhet e mësipërme, Haxhia iu bëri thirrje fansave që nëse duan të shohin më shumë, të drejtohen për në rrjetin social Only Fans, ku ajo ka hapur një llogari tash e sa kohë.