Manuela Arcuri, dasma me tre fustanet e nusërisë: nga kurora e princeshës tek pamja transparente
Manuela Arcuri kurorëzoi ëndrrën e saj të dashurisë: ajo u martua me Giovanni Di Gianfrancesco, kontraktorin e ndërtimit nga Monterotondo me të cilin është së bashku për më shumë se 10 vjet.
Ata organizuan një ceremoni spektakolare në kështjellën Odescalchi në Bracciano, duke finalizuar dashurinë e tyre para të afërmve dhe miqve më të ngushtë.
Pritja u mbajt privatisht por orët e fundit e përjavshmja Chi publikoi disa foto ekskluzive të ngjarjes.
Detaji që më së shumti tërhoqi vëmendjen e publikut? Tre fustanet e bardha princërore të aktores.