Friday, November 1, 2024
spot_img

Loredana nuk i ndahet Noizyt/ Pasi u përfolën për një lidhje, ja ku do t’i shohim sërish bashkë reperët

- Advertisement -..

Mjaftoi një bashkëpunim, që dyshja Loredana Zefi dhe Rigels Rajku (Noizy) të përfliten kudo për një lidhje dashurie.

Madje këto thashetheme u përforcuan akoma në shumë me prishjen e miqësisë midis ish-partnerit të reperes, Mozzik me Noizyn. Ndonëse rrjeti gëlonte nga këto supozime, Loredana dhe Noizy nuk i ndaluan takimet midis tyre. Dhe jo vetëm kaq, dyja e kanë gati projektin e rradhës.

Burime për “Prive” kanë deklaruar se Zefi do të jetë pjesë e videoklipit të rradhës të Rajkut. Mbetet akoma mister nëse Loredana do të këndojë apo thjesht do të jetë figurante.

Më herët kujtojmë në një intervistë Loredana thyu heshtjen në lidhje me marrëdhënien e saj me Noizyn. Ajo tha se janë njohur nga Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë teksa nuk e përjashtoi mundësinë për një tjetër këngë.

Para disa javësh reperja tha se ka kërkuar 100 mijë euro për një performancë në festival, por te koncerti i Noizy “Alpha” tha se do performojë pa lekë.

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht.”-tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X