“Sy në sy pa fjalë po më kupton”– shprehej këngëtarja në tekstin e këngës “Faj” dedikuar Donald Veshajt. Ky i fundit zbuloi një rresht nga kënga e re që do të publikojë, i cili thotë: “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”
Kaq mjaftoi që fansat e Beatrix Ramosajt të shpërthejnë në komente ndaj tij duke e akuzuar aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që iu dedikua pikërisht atij.
Dhe më në fund ka ardhur edhe reagimi i vetë këngëtares, e cila duket se është plotësisht dakord me fansat e saj.
Në një status në Twitter, të publikuar pas postimit të Donaldit, Beatrix shkruan: “Do pak sultjash/hashure se është recetë origjinale të paktën”, shoqëruar me dy emoji.
Menjëherë fansat e saj e lidhën këtë status me postimin e Donald Veshajt.
Disa e kritikojnë këngëtaren për reagimin që bëri ndaj këngës së Donaldit dedikuar Borës, ndërsa të tjerë e këshillojnë që të ecë përpara dhe të injorojë gjithçka që ka lidhje me ta.
Gjithashtu Beatrix ka publikuar edhe në Instagram një fragment nga filmi i vjetër shqiptar “Dy herë mat”: “Shumë bukur, shumë origjinale”