Friday, January 23, 2026
spot_img

Latest Posts

E “kryqëzuan” për marrëdhënien me ish të dashurën e Ledri Vulës, Sara Hoxha bën gjestin e papritur kundrejt Dua Lipës

 Sara Hoxha ka treguar se nuk e ka fare problem, të takojë dhe shkrepë foto me Dua Lipën dhe familjen e saj të vogël. Ndonëse kjo i kushtoi shumë pasi u “kryqëzua” në rrjet nga ndjekësit për këtë veprim.

Mirëpo duket se këto kritika nuk do ta ndalojnë partneren e Ledri Vulës të mbështesë ish-të dashurën e partnerit të saj, Dua Lipën.

Mbrëmë, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” ku edhe Sara ishte e pranishme si gjithmonë në mbështetje të të dashurit të saj. Dhe jo vetëm atij. Sara ka bërë gjestin e veçantë për Dua Lipën.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory një foto ku duket ylli me famë botërore në skenë, në shenjë mbështetje. Hoxha ka lënë gjestin të flasë vetë, duke mos shtuar asnjë koment, përbri fotos.

Kujtojmë që disa ditë më parë gjatë një interviste për “Prive”, kur u pyet se me kë do të dëshironte që Ledri të bënte një bashkëpunim, Sara nuk hezitoi të thoshte emrin e Dua Lipës.

“Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X