Krahas Dua Lipës, natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Kosovë ka performuar edhe Elvana Gjata.
Kjo mbrëmje për këngëtaren ka mbartur edhe një gëzim tjetër, pasi përkonte me ditëlindjen e babait të saj.
Në mungesë për ta festuar së bashku me të, Gjata ka bërë gjestin e jashtëzakonshëm për të atin. Në një moment gjatë performancës, Elvana iu ka kërkuar pjesëmarrësve në festival të këndojnë bashkë me të këngën e ditëlindjes për babain e saj.
Të gatshëm, i gjithë publiku i “Sunny Hill Festival” ka kënduar njëzëri me këngëtaren shqiptare.
Këtë moment të veçantë, Elvana e ka ndarë edhe në Instagramin e saj ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Babi !Je më i shtrenjti im!”