Pritet të mbahet sot nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill’.
Mbrëmja e djeshme kulmoi me performancën e këngëtares me famë botërore Dua Lipa Dua Lipa performoi para publikut shqiptar në Prishtinë për herë të parë pas disa vitesh dhe e gjitha ishte thjesht një performancë magjike.
Sikurse kishte bërë me dije Dua u ngjit në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në natën e parë të organizimit të tij. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ që i dha asaj një çmim ‘Grammy’ vitin e kaluar dhe jo vetëm. Ndër këngët që Dua performoi ishin: New rules, Levitating, Don’t start now, Break my heart.
Performanca e saj u shoqërua edhe nga një trup balerinash që e ndezën më shumë atmosferën. Teksa Dua u bë një me to, duke vërtetuar edhe një herë se sa performuese e mirë është.
Ndërkohë në mbrëmjet e tjera, pra më 5, 6 dhe 7 gusht Dua do jetë në prapaskenat e Festivalit duke shijuar performancat e kolegëve me familjen dhe miqtë siç ka bërë më parë. Dua performoi për herë të fundit në Kosovë gjatë vitit 2018, që ishte edhe viti i parë i mbajtjes së Festivalit në Prishtinë.
Në 2019 edhe pse ishte e pranishme në Festival ajo nuk performoi por dhuroi një nga momentet më ikonike duke kërcyer vallen e Shotës bashkë me reperin Gashi.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme të tjerë artistë të famshëm do të ngjiten në skenën e “Sunny Hill”. Ndër to përmendim këtu J balvin, Mahmood, Dhurata Dora, Azet&Zuna, Ghetto Geasy, Cozman, Onat, Emir Taha.