Friday, January 23, 2026
spot_img

Latest Posts

Nuk ja “ndjen” për kritikat , Sara Hoxha takohet sërisht me ish-en e Ledrit, Dua Lipën

“Sunny Hill Festival” përpos artistëve të njohur, ka bërë bashkë edhe Sara Hoxhën me Dua Lipën.

Partnerja e Ledri Vulës është komentuar dhe “gjykuar”, për rapostin e saj me yllin botëror që njëkohësisht është edhe ish e dashura e Ledri Vulës.

Por, njerëzit flasin, Sara vazhdon përpara. Blogerja nuk është stepur aspak nga komentet që qarkullojnë duke shfrytëzuar rastet për tu takuar me Dua Lipën. Siç ka ndodhur edhe në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival”, ku kanë qenë të pranishme të dyja.

Sara Hoxha ka pozuar krah Dua Lipës dhe foton e ka ndarë me ndjekësit në Instastory. Blogerja e ka shoqëruar këtë imazh me një zemër të bardhë.

Kujtojmë që edhe mbremjen e parë të festivalit, kur performoi Dua Lipa, Sara ishte aty në mbështetje të Ledri Vulës dhe jo vetëm. Ajo ndau me ndjekësit edhenjë foto ku dukej Dua në skenë, në shenjë mbështetje. Hoxha e la gjestin të flasë vetë, duke mos shtuar asnjë koment, përbri fotos.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X