Ndonjë bashkëpunim i mundshëm?
Kjo është pyetja e parë që të vjen ndërmend kur shikon bashkë Donald Veshajn dhe Xhensila Myrtezaj. Duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë.
Së fundmi, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video, ku duket me Donaldin.
Dyshja duken duke u argëtuar teksa, imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.
“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, -shkruan këngëtarja.
Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në TikTok vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Kujtojmë që nga ana profesionale Xhensila Myrtezaj po shijon suksesin e bashkëpunimit me Noizyn “Edhe një natë”.