Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kura për Largimin e Peshës së Tepërt

- Advertisement -..

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

Më poshtë do te lexoni një kurë që mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

 Përgatitja e Kurës me Hudhra

Përbërësit

12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta Përgatisni

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta Konsumoni këtë Kurë  

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X