Mediat amerikane zbulojnë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në New York ku një çift të rinjsh shqiptar i kanë dhënë fund jetës së tyre në rrethana ende të paqarta.
“NyPost” shkruan se ngjarja është filmuar nga disa kamera sigurie që tregojnë momentet kur dy të rinjtë hidhen nga lartësia.
Sipas mediave të huaja, e para ka rënë bashkëshortja 28-vjeçare e Florindit, e disa sekonda më vonë kamerat kanë fiksuar dhe personin e dytë të rrëzohet,.
Policia i ka ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan të rinjtë drejt aktit ekstrem.
Brenda në ambientet e shtëpisë ata kanë lënë të vetëm e të braktisur përgjithmonë për prindër dy djem, njërin afër 6 vjeç dhe tjetrin 2 vjeç.
Policia po më pas edhe familja e djalit treguan se personi që i kishte dhënë fund jetës së tij ishte Florind Belliu, një i ri me profesion aktor, 36 vjeç. Në atë tragjedi të rëndë humbi jetën edhe Ornela, bashkëshortja e tij, nëna e dy fëmijëve, që sipas të dhënave priste edhe një të tretë.
Askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur realisht, ndonëse sipas të dhënave paraprake ka dyshime të forta që gruaja ose të jetë hedhur nga vetë i shoqi, ose konflikti mes tyre ka qenë aq i fortë sa ajo është shtyrë të hidhej.
Ndërkohë që për aktorin, Policia nuk ka dyshime se ai është vetëhedhur.
Fqinjët flasin për një çift të këndshëm që rrinin gjithë kohës bashkë. S’kishin dëgjuar më parë sherre mes tyre deri ditën e fundit të jetës së tyre, ndërkohë që e ëma e djalit i tha Policisë se Florindi kishte ditëlindjen ditën që i dha fund jetës.