Një nga performancat më të bukura të “Sunny Hill Festival” ishte padyshim ajo e Mc Kreshës dhe Lyrical Son.
Dy reperët e dashur të muzikës shqiptare u ngjitën për herë të tretë në skenën e këtij festivali ku mes të tjerash performuan edhe super hitin “Semafori”.
Por, Kresha u kërkoi edhe një falje publike fansave që nuk e kanë kënduar këtë këngë edicionin e kaluar, pra në 2019, duke u shprehur se kanë vjedhur një nga momentet e tyre më të bukura në jetë.
“Herën e kaluar kur ishim në Sunny Hill e kemi bërë një gabim unë dhe Lyrical. Dhe donim të kërkonim falje sepse e kemi vjedhur momentin më të mirë të jetës sonë. Nuk ju kemi lënë të këndoni atë që keni dashur më shumë.”- tha Kresha dhe fjalët e tij rezultuan mëse të vërteta.
Sapo muzika filloi, publiku njëzëri nisi të këndonte këngën e tyre duke vërtetuar edhe një herë se sa të paharrueshme janë tekstet e dy reperëve.