Moderatroja Einxhel Shkira ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që është në pritje të ëmbël dhe fotove me barkun e rrumbullakosur.
Në një status në Twitter, ish-banorja e “Bug Brother Vip” shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, pa dhënë asnjë detaj më shumë.
Për ditë me radhë Einxhel Shkira ironizoi mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël. Mirëpo, duket se tanimë burimi është aq i sigurt sa nuk ka ku shkon.
Ajo është fotografuar nga “Vipat e Bllokut” gjatë një ecje me Dj Dagz. Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” shihet e veshur me të gjëra në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë por gjithsesi barku i rrumbullakosur është tashmë i dukshëm.