I ftuar në emisionin “Një kafe me Labin”, Noizy ka folur gjatë për jetën personale dhe atë profesionale. Ai zbuloi do donte t’i fshinte nga biografia zënkat fizike që ka pasur me kolegët, por jo diss-et. “Zënkat 100% sidomos ato fizike. S’ka problem ato me këngë janë ok, le të rrinë disset sepse është në natyrën e reperit ta thotë troç. Por të paktën zënkat fizike mos të ishin bërë. Sidomos kur e mendoj tani nuk do doja ta kisha në biografinë time”, u shpreh reperi. Kujtojmë që më 14 gusht Noizy do të mbajë koncertin e madh “Alpha Show”.