Thashethemet nisën të qarkullonin pak ditë më parë: pas tetë vitesh martesë, raporti i Mauro Icardi dhe Wanda Nara ka marrë fund dhe ata janë gati për divorc. Skandali u nis nga programi televiziv argjentinas ‘Los Angeles de la Mañana’, i cili publikoi përmbajtjen e një regjistrimi audio të Wanda Nara, në të cilën ajo informon një punëtore shtëpiake se ka dërguar kërkesë për divorc me Icardin.
“Epo, Carmen, erdha këtu në Argjentinë sepse jam duke u divorcuar nga Mauro. Unë po e rregulloj këtë gjë”, ka thënë modelja dhe aktorja argjentinase.
Mohimi i thashethemeve ka ardhur nga futbollist i Paris Saint-Germain dhe ish-sulmuesi i Interit, i cili ka publikuar në profilin e tij në Instagram tre foto të shkrepura në Ibiza, të cilat e shohin të përqafuar me gruan e tij. Me ta edhe dy vajzat, Françeska dhe Izabela.
“Me vajzat e mia” është komenti i Mauro Icardit që shoqëron fotot që duket se duan të komunikojnë një tjetër të vërtetë dhe një imazh të një familjeje ende shumë të bashkuar. Madje, Wanda Nara, në profilin e saj në Instagram, publikon një foto të një puthjeje me të shoqin, duke i heshtur thashethemet nga ana e saj.