Saturday, November 2, 2024
spot_img

Johnny Depp firmos kontratën marramendëse si imazh i ‘Dior’ për disa vite

- Advertisement -..

Burime të lidhura drejtpërdrejt me marrëveshjen i kanë thënë TMZ se Johnny sapo nënshkroi përsëri me Dior për të qenë fytyra e parfumit të tyre për burra ‘Sauvage’. Thuhet se është një marrëveshje shumëvjeçare me vlerë 7 shifrore.

Marrëveshja u firmos së fundmi dhe u forcua pasi menaxheri i Dior dhe fotografi i famshëm Greg Williams morën pjesë në një nga koncertet e Johnny dhe Jeff Beck në Paris si një shfaqje mbështetjeje për të.

Johnny bëri një set fotografik me Gregun para dhe pas shfaqjes në Paris që do të përdoret në një fushatë të re reklamuese të Dior. Johnny nënshkroi për herë të parë me Dior në vitin 2015 si fytyra e fushatës së tyre dhe marrëveshja sapo është rinovuar. Është interesant fakti se pasi Amber bëri për herë të parë akuzat e saj kundër Johnny, reklama e ‘Sauvage’ ndaloi së transmetuari në TV.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X