Loredana është një nga emrat më në zë të industrisë të muzikës shqiptare dhe gjermane. Brenda pak vitesh ajo mori një hov të madh duke u renditur në krye të top-listave europiane. E teksa sot ajo numëron këngë me miliona klikime dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj, 5 vite më parë nuk e njihte askush dhe ishte figurante në klipin e Yll Limanit.
Ishte viti 2017 kur këngëtari kosovar publikoi këngën “Ke pi sonte shumë”. Loredana ishte pjesë e këtij videoklipi por vështirë që njihet, pasi që ishte shumë më e re dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje në pamjen e saj.
Dëgjuesit kanë filluar ta rikthejnë sërish këtë fakt në TikTok duke publikuar sekuenca nga videoklipi.
Shoqëria e Yllit dhe Loredanës ka vazhduar dhe tani janë miq mjaft të mirë. Dy artistët janë shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale e madje një vit më parë ishin bashkë me pushime në Mykonos.