Saturday, January 24, 2026
spot_img

Latest Posts

U arrestua në Prishtinë, këngëtari paralajmëron se do të vijë në “Sunny Hill” në Shqipëri: Atje e kam më të lehtë

Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi” i grupit muzikor kosovar “Ilirët” është i vendosur të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival.”

Ai tentoi të këndonte në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ishte i ftuar. Këngëtari hodhi akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, pasi nuk u la të performone në festival.

Së fundmi Shemi ka thënë se do të vijë në Shqipëri, ku do të mbahet festivali në datat 26 deri në 28 gusht në Tiranë.

“Në Shqipëri do të shkoj. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin do të jetë atje”, u shpreh Shemi.

Kujtojmë se këngëtari kosovar u arrestua të shtunën nga policia pasi sipas tyre, ai kishte hipur pa autorizim në binën e festivalit “Sunny Hill”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X