Çifti i shqiptarëve që humbën jetën në SHBA pak ditë më parë, do të përcillen sot për në banesën e fundit.
Ceremonia mortore për aktorin Florind Belliu dhe bashkëshorten e tij Ornela Shehini, do të organizohet nga komuniteti shqiptar në New York.
Njoftimi:
Më 10 Gusht 2022 nga ora 14:00 – 21:00 në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjerë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.
Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.
Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.
Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit.
Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen.
Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë.