Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë shndërruar në një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit shqiptar.
Dyshja që u njohën në ‘’Big Brother Vip Albania’’ vazhduan lidhjen jasht dhe duket se çdo gjë po ecën për mrekulli.
Ata publikojnë shpesh foto pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, si dhe nuk i kursejnë dedikimet romantike.
Vetëm së fundmi, Dagz ka ndarë një foto të Einxhelit pa filtra dhe kjo e fundit është shprehur se ai e do ashtu siç është.
“Ai s’ka filtra në celular! Ai më do kështu si jam dhe më bën foto nga afër!!”, ka shkruar moderatorja.