Orët e para të mëngjestit të sotëm (11 gusht), King Valentino Corleone i njohur si Vali Corleone u plagos me armë zjarri.
Së fundmi sipas raportit të mjekut të personazhit të rrjeteve sociale, bëhet me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua shtetase e Kosovës, e cila dyshohet se ka shkrepur armën.
Lidhur me rastin ka folur Prokuror i Shtetit të Kosovës i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë”.
E dyshuara do të mbahet në paraburgim për 48 orë, derisa Policia e Kosovës të hetojë rrethanat e incidentit.