Zjarri i ndezur dy vite më parë, midis Dafina Zeqirit dhe Doruntina Shalës (Taynës), nuk është shuar akoma.
Mjafton një veprim i vogël nga palët, për të kuptuar se situata midis ish-bashkëpunëtoreve është e agravuar.
Së fundmi, Zeqiri ka publikuar një video në TikTok ku shfaqet me mikeshën e saj e cila po ashtu quhet Dafina, ku shkruan: Pa mua, nuk ekziston ajo. Pa të, nuk ekzistoj unë”. Mes shumë komenteve dikush shkruan: “Tayna left the chat (largohet)”. Mirëpo, gjithë vëmendjen e ka marrë Dafina e cila shkruan “Më mirë”.
Mirëpo edhe Tayna, nuk ka qëndruar në heshtje. Gjatë ditës së djeshme, reperja është shfaqur tejet sensuale me bikini. Përbri fotos në story Doruntina shkruan: Prej syzeve prada ku je nuk po të shoh,”- fragment ky nga kënga e saj e fundit.
Të jetë kjo një përgjigje për kolegen e saj, Dafina Zeqirin?!