Ditëlindja e Kylie Jenner këtë vit është shumë larg këtyre dhe nuk i ngjan aspak festave të miliarderëve. Përkundrazi, 25-vjetorin ajo e nisi me një vakt të qetë në mëngjes e rrethuar nga familja e saj.
“Është ditëlindja ime,” shkroi ylli”Keeping Up with the Kardashians” në një video në TikTok, ku shfaqen motrat e saj Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, si dhe vajza e saj 4-vjeçare, Stormi. Kylie gjithashtu ftoi disa miq në mëngjes, teksa tregoi tryezën me ëmbëlsira dhe fruta.
Teksa motrat e saj kishin veshur rroba sportive, vajza e ditëlindjes kishte veshur një fustan rozë të ngushtë. Ato ishin të gjitha pa grimë dhe shumë natyrale.