Reperi i eshte drejtuar ndjekesve të tij me një thirrje publike.
Ai i ka kërkuar çdokujt që shpërndan intervisata apo video të ndryshme të tij në rrjete sociale të heqë opsionin e komenteve. Shkak për këtë veprim janë bërë komentet e shumta negative që bëhen kundrejt familjes së tij.
“Ju kisha lut krejt juve që i merrni intervistat e mia ose ndonjë postim timin edhe e postoni nëpër TikTok, ju lutem ndaloni komentet se janë çuar peshë me fjalë të rënda e me ofendime në familje. Zoti ju ruajt. Unë s’jam kategori e këtij lloji. Respekte,”-shkruan Getinjo.
Më herët ju kujtojmë që sërish përmes rrjetit të tij social Instagram, Getoar Aliu i bëri një kërkesë publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ai i kërkoi që të bëjë diçka për personat që po shahen në rrjetin social “Tok-Tok”. Sipas reperit, ky veprim do të shpëtonte shumë njerëz.
“@albinkurti_ Po të lus publikisht të nderrmarrësh diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin “TikTok”. Beso qe do të shpëtosh shumë njerëz se çafrë jemi duke bërë si popull, aty është turpi i botës”, shkruante reperi.