Rita Ora bëri një gafë teksa bisedonte përgjatë një video-telefonate me prezantuesit AJ Odudu dhe Mo Gilligan por arriti ta mbajë ende të paqartë lajmin për martesën e saj me Taika Waititi.
Duke bërë paraqitjen e saj virtuale me producentin muzikor Netsky për të promovuar këngën e tyre të re Barricades, këngëtarja e hitit “Poison” po diskutonte për ushqimet që i hante gjatë xhirimit të TMS kur papritur merr një pjeshkë nga tasi i saj me fruta.
Ylli papritur tha: “Shiko se çfarë kam në tasin tim me fruta… një mollë. Shiko këtë! A mund ta shohësh? As nuk e di nëse është një mollë, mendoj se mund të jetë një dardhë e tharë”.
Duke “luftuar”për të përmbajtur të qeshurën e saj kur Rita drejtoi frutin para kamerës, AJ tha: “Më vjen keq që të ndërpres por është një pjeshkë, jo një mollë!’
E teksa Rita mbeti e shokuar për një moment artistja, tha me shaka: ‘Është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim!’
Kjo vjen pasi Rita u martua me Taika në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve të së hënës.
Ylli thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i Thor: Love And Thunder, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unazë ari në gishtin e dorës së majtë ditët e fundit – duke ndezur spekulime se ata tashmë kishin kurorëzuar dashurinë në martesë.