Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Gjendet “fajtori”, ja kush i fiku dritat tek koncerti i Noizyt

- Advertisement -..

Rama ik! Kjo ishte fraza që brohoritën njëzëri turma, në momentin kur për disa minuta u shkëput energjia elektrike tek koncerti i Noizyt.

Lidhur me këtë situatë gjatë ditës së sotme ka reaguar OSSHE, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ishte faji i tyre, por i organizatorëve ikja e dritave.

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X