Saturday, November 2, 2024
spot_img

Noizy tha se nuk ka hatërmbetje mes tyre pas ‘diss-it’ që i bëri, Elvana Gjata bën veprimin e papritur pas koncertit të reperit.

- Advertisement -..

“Na jena mbretër, kryesorët e kësaj natës/ F*ck Babarecords cuz i’m sick prej asaj Gjatës”-këndonte Noizy në 2008 referuar Elvana Gjatës, duke nënkuptuar se është i lodhur prej saj. Asokohe Elvana kishte raporte shumë të mira madje edhe bashkëpunime me ‘Babastars’, grupi rivalë i Noizyt.

Mirëpo, pak kohë më parë reperi u shpreh se nuk e mbyll karrierën pa bërë një këngë me Elvanën, që e konsideron si ‘diva’. Në një intervistë Noizy tha se e ka diskutuar këngën ‘Na jena mbretër’ dhe do donte shumë mos ta kishte përmendur. Por, gjithsesi shtoi se kjo këngë është tanimë një hit.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha Noizy duke lënë të nënkuptojmë që hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga veprimi i fundit i Elvana Gjatës pas koncertit “Alpha Show”, që u mbaj mbrëmjen e djeshme.

Këngëtarja ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!” Ndërsa reperi e ka ripostuar story-n krahas së cilit e cilëson Elvana Gjatën si “ikonë.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X