Krisja e miqësisë mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit ishte padyshim një ndër më të komentuarat gjatë periudhës së “BBVIP” por edhe pas mbarimit të saj.
Nuk janë kursyer as thumbimet dhe deklaratat e forta mes njëri-tjetrit në rrjetet sociale apo dhe intervista. Dhe pse tashmë ata kanë ‘rënë në qetësi’, ndjekësit e tyre vazhdojnë ende dhe i ‘ngacmojnë’ dy ish-banorët në lidhje me raportet mes tyre.
Së fundmi aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku padiskutim nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me balerinin, gjë që Monika nuk ka ngurruar aspak për tju përgjigjur madje duke ironizuar situatën.
Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ka ‘ironizuar’ duke u përgjigjur se është ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.
E pyetur nëse është penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.
Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja e ka një përgjigje:
“Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!”