Tuesday, November 5, 2024
spot_img

Stilistja e njohur nuk përmbahet, shpërthen me tone të ashpra kundrejt moderatoreve shqiptare 

- Advertisement -..

Nëse një prezantuese e BBC do të zgjidhte një palë pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë, në televizionet tona jemi mësuar të shohim modelet më të fundit të veshjeve.

Paraqitja e ekzagjeruar e moderatoreve në vendin tonë jo pak herë është kthyer në temë diskutimi. Rreth këtij fenomeni së fundmi ka folur edhe stilistja Stela Sallaku.

Në një intervistë për “Euronews”, Sallaku foli me tone “të ashpra” për veshjen e ekzagjeruar të disa moderatoreve të emisioneve shqiptare, edhe në oraret kur fëmijët janë para televizionit. Sipas saj prezantueset sot ngatërrojnë pasarelat me ekranin.

“Zonjat e ekranit ndonjëherë ngatërrojnë pasarelat e modës dhe dasmat me emisionet. Në botë respektohet kodi i etikës dhe audiencës. Moderatoret i kam parë të jenë më të zhveshura se sa do zbuloheshin në një event sheikësh”,-u shpreh stilistja.

Sipas Stelës një dukje e thjeshtë, pa logo markash na bën të dukemi më elegant dhe të shtrenjtë.

“Një këmishë e bardhë e hekurosur mirë duke gjithmonë e shtrenjtë, një palë pantallona të zeza, xhaketa blu nuk duhet të mungojnë në dollapët tona se shkojnë me çdo tonalitet lëkure dhe duket sikur ke dalë nga butiku, një triko e zezë dhe një rrip i mirë, që s’ka nevojë të ketë logot e markave”,- përfundoi Stela Sallaku.

Kujtojmë prej vitesh tashmë, Stela jeton në Amerikë. Ajo tregoi se sipas saj vajzat në Shqipëri vishen më bukur se vajzat jashtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X