“Luje belin” këtë verë bëri bashkë Dafina Zeqirin dhe Orhidea Latifin e njohur si Kida.
Ishte hera e parë që dyshja bashkonin forcat, ndonëse projekti i tyre pati kritika të mëdha nga fansat. Kjo nuk i ndali Dafinën dhe Kidën, të cilat po shijojnë perezencën e njëra-tjetrës në koncerte.
Kur themi po shijojnë, e kemi në kuptimin e parë të fjalës. Së fundmi është bërë virale një video e këngëtareve, ku në përfundmim të performancës teksa përqafohen, Zeqiri i ledhaton të pasmet Kidës.
Nga fytyra duket se Daffy e shijoi në maksimum këtë moment. Ndërkohë fansat shikohen duke qeshur dhe brohoritur.



