Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Si rrallë herë, Aurela Hoxha poston video me partnerin e saj

- Advertisement -..

Prej kohësh, modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.
Modelja dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh janë bërë prindër të një djali, të cilin e mban shumë larg syrit të publikut dhe rrallë herë poston foto të tij në rrjetet sociale.

E njëjta gjë ndodh edhe me bashkëshortin e saj, të cilin Aurela nuk e poston pothuajse asnjëherë.

Së fundmi modelja seksi ka ndarë një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e partnerit të saj, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.

Duke folur pak kohë më parë në një intervistë për partnerin e saj modelja tha: “Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton!”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X