Tuesday, November 5, 2024
spot_img

Zbardhen emaile-t tronditëse që ish-fubollisti i Manchester United i dërgonte ish-partneres pas ndarjes

- Advertisement -..

Ish-futbollisti i Manchester United Ryan Giggs ka dalë para gjykatës ditën e djeshme (17 gusht), i paditur nga ish-partnerja e tij Kate Greville për dhunë dhe përndjekje.

Gjatë gjyqit që u zhvillua, u zbardhën emaile-t tronditëse që Giggs i kishte dërguar ish-partneres së tij pasi ajo e bllokoi në rrjetet e tjera sociale.

Ish-futbollisti gjithashtu akuzohet për sulm ndaj motrës më të vogël të Greville, Ema.

Greville u zhvendos në shtëpinë e Giggs në mars të vitit 2020 pasi Britania u fut në izolim , por ajo e përshkroi kohën e saj të jetesës me ish-menaxherin e Uellsit si ‘ferr’. Ajo zbuloi se i dha fund bashkëjetesës me të në muajin qeshor.

Në disa nga mesazhet që u publikuan në Gjykatën e Manchester, Giggs shkruan: “Kurrë nuk kam qenë afër të dua dikë tjetër siç të dua ty. Personin me të cilin kam pasur më shumë lidhje nuk e kam më. Këto nuk janë vetëm premtime të rreme. Dua ta them, tani pusho së qeni fëmijë dhe më telefono të lutem. Përndryshe do të të ndjek si i çmendur, dhe ti e di sa i mirë jam në këtë [emoji të buzëqeshur]. Dhe unë do të vij te ti dhe do të futem brenda! Ose do të pres derisa të dalësh. Mezi pres të dëgjoj nga ty, Ryan.” 

Në Gjykatë, Giggs mohoi sjelljen kontrolluese dhe mbytëse kundër Greville, midis përgjatë gushtit të vitit 2017 dhe nëntorit 2020. Ai mohoi gjithashtu akuzat se e ka sulmuar ish-partneren e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe sulmin ndaj motrës së saj më të vogël Emma Greville.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X