Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka treguar disa herë për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.
Së fundmi këngëtarja e njohur ka vendosur t’i kushtojë kujdesin e duhur shëndetit të saj. Në një postim në rrjetet sociale, Dafina tregoi se po shkon te doktori për të marrë kujdesin e duhur për gjurin.
Në një tjetër story të publikuar Dafina tregon se është “e frikësuar” të takojë doktorin e saj duke shtuar se: “Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet.”