Sunday, January 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Dëshira e ndjekësit për të pasur një nuse si Argjira Spanca ndez “sherrin” mes saj dhe Graciano Taganit

Megjithëse janë prej vitesh tashmë në një romancë, balerini Graciano Tagani dhe moderatorja Argjira Spanca nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë ose martesë.

Por së fundmi, ka qenë një ndjekës i Argjirës ai që ka shprehur dëshirën që ta ketë atë për nuse.

Në një ‘ask me a question’ që moderatorja realizoi në Instagram, dikush i shkruan: “Të kisha unë një nuse si ty”.

Argjira vendosi ta ripostojë komentin e ndjekësit, duke ia treguar edhe partnerit të saj Gracianos. “E sheh që më shumë ma dinë vlerën të tjerët se sa ti?”- shprehet Argjira, ndërsa nuk ka munguar një përgjigje as nga balerini.

“S’të njohin të tjerët si je live prandaj. Live je si dreq, ta nxin shpirtin”- dëgjohet të thotë Graciano gjatë videos.

Rikujtojmë se Gjira dhe Graciano bashkëjetojnë prej vitesh teksa pak javë më parë treguan se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X