- Advertisement -..
Janë bërë virale shumë momente ku duken artistët duke u përqafuar, flirtuar madje dhe puthur me përkrahësit e tyre të zjarrtë.
Së fundmi ka qenë Elvana Gjata që na ka dhuruar një moment të tillë. Këngëtarja teksa po performonte këngën e saj “Puthe”, është afruar tek një fans duke i drejtuar faqen, në momentin që thotë 1,2,3 puthe. Djali nuk e ka humbur rastin sigurisht, duke i dhuruar një puthje Elvanës.
Më pas këngëtarja është larguar duke vazhduar performancën e saj elektrizuese.