Ajo u shkëput plotësisht nga muzika për një periudhë kohore, duke iu dedikuar binjakëve të saj.
Bëhet fjalë për Genta Ismajlin e cila po shijon mëmësinë.
Kur kanë kaluar pothuajse 7 muaj qëkur solli në jetë fëmijët, këngëtarja ka marrë një vendim edhe për karrierën e saj. Ndonëse gjatë kësaj periudhe nuk e kemi parë me koncerte, Genta ka vendosur të rikthehet pranë publikut.
Nga një foto në faqen zyrtare të “Vibez Festival” bëhet me dije se këngëtarja do të performojë në këtë event në Zvicër më 10 shtator.
Kujtojmë që Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali, më 21 janar të këtij viti. Dyshja i pagëzuan bebushat e tyre me emrat Ivy dhe Icon.